Ju jeni tek: Faqja kryesore |
360 Fares
Sistemi mbarëbotëror i rezervimit Galileo reagon në treg ndaj zhvillimit aktual të situatës të transportin ajror dhe nevojave në rritje të agjencive me gjeneratën e re të databazës së tij të tarifave Galileo 360° Fares.
Me Galileo 360° Fares çdo përdorues përveç hyrjes në GDS Galileo përfiton automatikisht dhe falas mundësinë më të madhe të zgjedhjes së tarifave, më shpejt dhe më thjeshtë se kurrë ndonjëherë më parë. E për më tepër në kuadër të fushatës mbarëbotërore të Galileo 360° Fares përfitoni hyrjen në aplikimet e rinovuara për kryerje rezervimesh ne menyre te thjeshtë si dhe marrje informacionesh nga fusha e shërbimeve turistike.
Galileo 360° Fares është zgjidhja më moderne dhe më komplekse për shpërndarjen e tarifave.
- Public Fares
- Airline Private Fares
- Agency Private Fares
- Custom Fares
PUBLIC FARES dhe AIRLINE PRIVATE FARES
u mundësojnë shoqërive të transportit ajror, që nëpërmjet shoqërisë ATPCo (Airline Tariff Publishing Company), të fusin tarifat publike dhe private në databazën e Galileo 360° Fares në mënyrë krejt automatike dhe pa ndërhyrje manuale.
Përparësitë për agjencinë turistike
- shfaqje e menjëhershme dhe e saktë e gjitha tarifave të publikuara
- tarifat aktualizohen disa herë në ditë
- tarifat janë plotësisht të konfirmuara qoftë edhe për rezervimet e udhëtimeve
- me kombinacione linjash nga më të ndërlikuarat dhe me shumë segmente
- më shumë tarifa të garantuara
- eliminon rrezikun e krijimit të ADMShoq
ëritë e transportit ajror për më tepër kanë mundësi të shfrytëzojnë produktin Airline Private Fares, i cili mundëson vendosjen e tarifave speciale për tregjet lokale dhe specifikimin se për cilën agjenci do të jenë këto tarifa të aplikueshme.
Me përdorimin e Airline Private Fares, shoqëritë e transportit ajror kanë mundësinë të reagojnë ndaj kërkesave lokale të përdoruesve të GDS Galileo.
AGENCY PRIVATE FARES
U mundëson agjencive turistike, me anë të një lidhjeje speciale nëpërmjet internetit, vendosjen, administrimin dhe shpërndarjen e tarifave të veta private
Përparësitë për agjencinë turistike
- ambient i këndshëm pune
- nuk është e domosdoshme të mësoni lidhje të reja
- tarifat janë plotësisht të konfirmuara dhe të aktualizuara disa herë në ditë
- tarifat shfaqen në Fare Display së bashku me Public Fares dhe Airline Private Fares
- mundësi shpërndarje në kuadër të një ose më shumë agjencive
CUSTOM FARES
Mundëson kërkimin e fluturimeve dhe të tarifave të shoqërive të transportit ajror me kosto të reduktuar si dhe krahasimin e tyre me tarifat e Galileo 360° Fares.
Përparësitë për agjencinë turistike
- kërkimi i tarifave më të leverdishmë - shpejt edhe thjesht
- gjatë rezervimit - kalim automatik në faqet e shoqërisë së transportit ajror
- për finalizimin e rezervimit, kërkohet më përpara plotësimi i të dhënave të
- hyrjes në faqet e shoqërisë së transportit
- integrimi me aplikimin Viewpoint
Doni të dini më shumë? Kontaktoni zyrën tonë:


