Travelport eshte nje nga kompanite me te medha te udhetimit dhe
me te perhapuar gjeografikisht. Kjo kompani synon ne krijimin e
pervojave me te jashtezakonshme te udhetimit sipas kerkeses
boterore.
Me shume
Shteti: Albania
Ju jeni tek: Faqja kryesore | Kush jemi
Në datën 1 shtator 2006, në Tiranë u hap përfaqësia dhe zyra e shoqërisë Galileo Albania (Shqipëri). Kjo gjë u realizua brenda një kohe rekord prej tre muajsh, ku u fillua që nga pajtimi me qera i ambienteve, trajnimi i punonjësve, printimi i të gjitha materialeve te reklames në gjuhën lokale e deri tek blerja e pajisjeve teknike per zyren etj.
Galileo Albania do të ofroje për abonentet e sistemit GDS Galileo një help desk shumë cilësor dhe aktiv, që bazohet si në zgjidhjen e problemeve të çastit ashtu dhe në parandalimin e problemeve potenciale. Po ashtu do të siguroje trajnimin e aplikanteve, pajisjen e tyre me çertifikata, marketingun si dhe vetë realizimin e shitjes. Rezultati i parë konkret i veprimtarisë së Galileo Albania-s është blerja e printerave dhe e software-it special, i cili mundëson printimin e biletave të shoqërive të ndryshme ajrore. Në kabinetin tonë modern përdoruesit e rinj të sistemit Galileo kanë arritur të kryejnë kursin e parë njëjavor nga dt 04-08 Shtator 2006.
Galileo Albania u siguron përdoruesve jo vetëm sistemin GDS (Global Distribution System) Galileo, por edhe produkte të tjera të shoqërisë Travelport, e cila ofron zgjidhje teknologjike teper me vlere si per shembull: GTA (Gulliver´s Travel Associates) dhe OctopusTravel.
Know-how profesional i Galileo Albania-s është i mbështetur në eksperiencën shumëvjeçare të agjensive partnere në Pragë, Kiev dhe Bratislavë. Këtë fakt e përforcojnë akoma edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet punonjësve të këtyre vendeve gjë që mundëson zgjidhjen e menjëhershme të problemeve.
Punonjësit e shoqërisë Galileo Albania i mirëpresin me kënaqësi takimet me agjentet turistike qofshin këto ne zyrat e tyre në qendër të Tiranës apo ne selite e agjensive, bisedat telefonike, komunikimin nepermjet postes elektronike etj. Por kontakti më i thjeshtë dhe ndoshta dhe më i shpeshtë do të jetë pikërisht nëpërmjet këtyre faqeve web të internetit, tek të cilat do të aktualizohen rregullisht të rejat nga fusha e shpërndarjes dhe ofrimit të shërbimeve turistike. Ju mirëpresim me kënaqësi!
Galileo International eshte lider ne fushen e teknologjise qe nga 1971.
Pjesa qendrore e ketij biznesi ofron nje shperndarje globale elektronike per industrine e udhetimit nepermjet sistemeve te tij paraprake, produkte te fjales se fundit dhe inovative duke gjetur si zgjidhje internetin.
Galileo eshte nje distributor me vlera suplementare i prenzantimit te produkteve te udhetimit nepermjet sistemeve direct-to desktop, si dhe nje furnizues per bileta elektronike dhe produkte rezervimi per linjat ajrore dhe agjensite turisike.
Ne mbare boten, Galileo lidh perafersisht:
Duke qene pjese e familjes se Travelport qe lidh me teper se 20 marka e ndihmon Galileo-n qe te ofroje nje numer me te madh sherbimesh dhe nje kapacitet me te madh udhetimi per klientet e tij
Travelport eshte nje nga kompanite me te medha te udhetimit dhe
me te perhapuar gjeografikisht. Kjo kompani synon ne krijimin e
pervojave me te jashtezakonshme te udhetimit sipas kerkeses
boterore.
Me shume